Vazhdojnë arrestimet dhe raportimet për dhunë familjare

Nga D. V.
223 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 Prill, Zhurnal.mk – Në Policinë e Maqedonisë së Veriut u raportua gjashtë raste për dhunë në familje, si rezultat i së cilës u arrestuan dy persona, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria B.S. (28) nga Velesi, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare u ka bërë kërcënime prindërve të tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe është njoftuar prokurori publik”, raportoi Policia.

Policia ka raportuar se në Veles u arrestua edhe 44 vjeçari Z.J. nën dyshimet se e ka sulmuar bashkëshorten 41 vjeçare.

Raste të ngjashme ka pasur edhe në vende të tjera. Në Kumanovë një 23 vjeçare e raportoi për dhunë bashkëshortin A.A., sikurse një 45 vjeçare nga Karposhi që ka raportuar bashkëshortin për sulm fizik. Në Kavadar një 42 vjeçare e raportoi ish-partnerin për kërcënim përmes telefonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër