Veliu për rikthimin e Osmanit në LDK: I shërbeu kundërshtarit kryesor për pesë vite, kthesë tepër e madhe

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 maj, Zhurnal.mk – Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, duke e cilësuar atë si “kthesë shumë të madhe”.

Veliu tha se pas pesë vitesh shërbim politik ndaj kundërshtarit kryesor të LDK-së, kthimi i Osmanit ngre pikëpyetje mbi motivet e saj politike.

“Kthesë e madhe, tepër e madhe. Nuk e di, t’i shërbesh kundërshtarit kryesor politik të LDK-së për pesë vite e të kthehesh në këtë mënyrë, nuk e di a është qëllimi me ndihmu LDK-në apo është punë puro personale, por është një kthesë e madhe”, deklaroi Veliu.

Duke folur për zgjedhjet e 7 qershorit, Veliu u shpreh se nuk planifikon të ketë ndonjë angazhim politik, pasi sipas tij nuk pati reagim gjatë zgjedhjeve të kaluara. /Gazeta10

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër