Shkup, 17 maj, Zhurnal.mk – Një 73-vjeçar nga rrethina e Shkupit është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj vëllait të tij dhe familjes së tij, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e një automjeti.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 16 maj 2026, rreth orës 23:30, nëpunësit policorë nga Njësiti kundër Kriminalitetit të Dhunshëm pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin me iniciale J.D. (73).
Siç bëhet e ditur, incidenti kishte ndodhur më herët gjatë ditës, rreth orës 14:00, para shtëpisë familjare, ku pas një grindjeje paraprake, i dyshuari kishte shtënë me pistoletë në drejtim të vëllait të tij 71-vjeçar dhe familjes së tij.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
