Kuvendi Zgjedhor i PDSH-së në Strugë zgjedh delegatët për Kongresin e IX

Nga Xh M
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 17 maj Zhurnal.mk – Dega e Partia Demokratike Shqiptare në Strugë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të partisë. Në këtë takim u zgjodhën delegatët që do të përfaqësojnë degën në Kongres, ndërsa u miratua edhe propozim-lista për përbërjen e Kuvendit Qendror.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave partiake në prag të Kongresit IX. Ai theksoi nevojën për unitet dhe angazhim të anëtarësisë në proceset e ardhshme politike të partisë.

Kuvendi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe me pjesëmarrje aktive të anëtarëve dhe simpatizantëve të degës së Strugës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër