Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar dhe botën demokratike

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë e cila dënoi me burg katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Bardhi e ka cilësuar vendimin si një “padrejtësi” dhe “turp të njerëzimit”.

Ai shprehet se kjo është një ditë e rëndë për kombin shqiptar, por edhe për njerëzimin dhe botën demokratike.

“E pabesueshme! E papranueshme! Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj padrejtësie dhe turpi të njerëzimit!”, shkruan ai.

Bardhi thekson se “askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e kosovës. Përjetësisht me UÇK-në!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër