Vetëm një zjarr aktiv mëngjesin e sotëm, 16 janë shuar plotësisht

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 korrik, Zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në hapësira të hapura, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Sipas informacioneve të QMK-së, 16 nga zjarret janë shuar plotësisht, ndërsa vetëm një mbetet aktiv.

Bëhet fjalë për zjarrin në Komunën e Makedonski Brod, në territorin e fshatit Belicë, ku po digjen pyje me pisha dhe bimësi e ulët.

Shërbimet kompetente po e monitorojnë situatën në terren dhe vazhdojnë aktivitetet për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

artikuj të ndërlidhura