Vihet nën kontroll zjarri pranë Selanikut, tymi i dendur mbulon ende qytetin! Katër zjarrfikës u dërguan në spital

Nga Xh M
1,674 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Selanik, 5 korrik Zhurnal.mk – Pas një beteje që zgjati gjatë gjithë natës, zjarri i madh që shpërtheu të shtunën në mbrëmje në zonën e Oreokastros, pranë Selanikut, është vënë nën kontroll dhe nuk paraqet më fronte aktive.

Sipas autoriteteve greke, ekipet e zjarrfikësve vijojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura, kryesisht në dy fabrikat që u përfshinë nga flakët. Bëhet fjalë për një fabrikë tekstili dhe një fabrikë riciklimi, ku zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Në operacionin e shuarjes së zjarrit po marrin pjesë 160 zjarrfikës me 52 automjete dhe pajisje ajrore, ndërsa katër zjarrfikës u dërguan në spital.

Megjithëse situata është stabilizuar, tymi i zi dhe i dendur vijon të mbulojë një pjesë të madhe të Selanikut. Reja e tymit është e dukshme nga kilometra larg, ndërsa era e plastikës së djegur është ndjerë në disa zona të qytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër