VETËVENDOSJE bëri bashkë Forumet e grave, aty edhe VLEN-i

Nga B.M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 maj, Zhurnal.mk – Mbledhja VI-të e Këshillit të përgjithshëm të Forumit të grave të Vetëvendosjes në Prishtinë, ka tubuar edhe Forumet e grave të rajonit, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësuese të VLEN-it.

Me pjesëmarrje të madhe dhe me shumë entuziazëm, delegatet dhe gratë mysafire ritheksuan vullnetin për angazhim, organizim e mobilizim në shërbim të qytetarëve dhe të kauzës sonë të përbashkët.

Gatishmëria për përkrahje të vazhdueshme ndaj vajzave dhe grave, me synimin për ta vazhduar rrugën e progresit, drejtësisë sociale dhe fuqizimit të grave në shoqëri, ka qenë një nga thekset kryesore të fjalës së kryetares së GVV-së, ushtruese e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Fokusi është vënë edhe në rëndësinë e solidaritetit gjinor mes grave që organizohen, garojnë dhe përfaqësojnë qytetarët në jetën publike dhe politike.

Kryeministri Albin Kurti i pranishëm në aktivitet, ka cekur faktin që pas 35 vitesh në qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka zëdhënëse shqiptare, siç është Venera Latifi Azizi, e cila ka qenë e shoqëruar nga deputetja e VLEN, Merita Koxhaxhiku dhe Naime Islami, drejtoreshë e Qendrës për Arsimin e të Rriturve.

Atmosfera e mbledhjes u karakterizua nga energjia, bashkëpunimi dhe bindja se organizimi i grave dhe vajzave mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të angazhimit politik e shoqëror përpara zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër