Shkup, 17 maj, Zhurnal.mk – Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe me periudha me diell. Sipas parashikimeve meteorologjike, kryesisht në rajonet skajore perëndimore dhe lindore do të ketë kushte për reshje të përkohshme lokale shiu.
Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, e cila në disa vende pritet të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të lëvizë prej 3 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 13 deri në 23 gradë.
Edhe në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Sipas meteorologëve, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. Reshje lokale të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e përforcuar priten të martën.
