Vidhen material elektrik, 200 litra naftë e bateri në ish-stacionin e trenit në Ferizaj

Nga Xh M
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 korrik Zhurnal.mk – Në ish-stacionin e trenit “Infra-Kos” në Gërlicë të Ferizajt të premten është raportuar një rast vjedhjeje.

Sipas ankuesit, janë vjedhur material elektrik, 200 litra naftë dhe 30 bateri.

Policia po e heton rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në ish stacionin e trenit “INFRA-KOS”, nga persona të panjohur, janë vjedhur material elektrik-elektronik, derivate të naftës ne sasi prej 200 litra, 30 bateri. Sipas ankuesit vlera e dëmit është e madhe. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e PK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër