VLEN: Bekim Sali përfaqësoi vendin mes burrështetasve evropianë në Paris

Nga I.A
1,168 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – VLEN vlerëson se pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në aktivitetet e organizuara në Paris me rastin e 14 Korrikut, Ditës Kombëtare të Francës, përbën një dëshmi të rëndësishme të rolit të Maqedonisë së Veriut në zhvillimet evropiane.

Sipas partisë, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, Bekim Sali mori pjesë në Takimin e Koalicionit të Vullnetarëve, darkën zyrtare në Pallatin Élysée dhe ceremonitë shtetërore të 14 Korrikut, të cilat u përmbyllën me paradën ushtarake në Champs-Élysées.

Në njoftim thuhet se për dy ditë Parisi ishte qendra e zhvillimeve diplomatike evropiane, ku morën pjesë liderë të lartë si kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

VLEN thekson se përfaqësimi i Maqedonisë së Veriut në këtë ngjarje nga zëvendëskryeministri i parë i jep peshë vendit në arenën ndërkombëtare, si dhe, sipas partisë, përfaqësimit politik të shqiptarëve.

“Prania e Maqedonisë së Veriut aty ku diskutohen siguria dhe e ardhmja e Evropës është mënyra më e mirë për të forcuar rolin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të vendit”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër