VLEN: Do të ketë përgjegjësi për situatën në Gostivar

Nga D. V.
910 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – VLEN përshëndet reagimin e shpejtë të autoriteteve dhe nisjen e procedurave për hetimin e përgjegjësisë lidhur me situatën e rëndë në Gostivar.

Nga VLEN thonë se kushdo që, me veprim ose mosveprim, ka kontribuar në këtë skandal, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

“Shëndeti i mijëra qytetarëve të Gostivarit është cenuar si pasojë e neglizhencës dhe keqqeverisjes, ndërsa kjo nuk guxon të kalojë pa përgjegjësi, siç ka ndodhur shumë herë në të kaluarën. Presim një hetim të thellë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, që do ta zbardhë plotësisht rastin”.

“Njëkohësisht, përshëndesim mobilizimin e të gjitha institucioneve relevante në nivel qendror për t’u dalë në ndihmë banorëve të Gostivarit. Qytetarët e prekur po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa po sigurohet ujë i pijshëm deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit”.

“Edhe një herë po dëshmohet se keqqeverisja shumëvjeçare ka një çmim, të cilin sot po e paguajnë qytetarët: Gostivari pa ujë të pijshëm, Zajazi pa kanalizim”, thonë nga VLEN.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër