VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet politik

Nga B.M
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 mars – Vizita e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Maqedoninë e Veriut vuri në pah rolin dhe kontributin e shqiptarëve në vend. Mirëpritja vëllazërore e organizuar nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai dhe Bekim Sali, si dhe pritja e ngrohtë nga kryeparlamentari Afrim Gashi janë dëshmi e qartë e vlerësimit tonë për shtetin shqiptar dhe për marrëdhëniet që i ndërtojmë e i forcojmë vazhdimisht.

Për ne, marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet politik. Çdo hap që lidhet me të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve, por edhe të të gjithë qytetarëve, e trajtojmë me përgjegjësi të madhe.

Mesazhet dhe takimet e presidentit Begaj janë konfirmim i rëndësishëm se partneriteti mes dy shteteve është thelbësor, ndërsa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë rol të pazëvendësueshëm në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

VLEN e vlerëson veçanërisht mesazhin e presidentit për barazi, për rëndësinë strategjike të Korridorit 8, bashkëpunimin rajonal dhe për rrugën e qartë dhe të pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian.

VLEN do të jetë garant që këto mesazhe të përkthehen në hapa konkretë, në projekte dhe vendime që i japin vendit tonë më shumë zhvillim, barazi dhe orientim të qartë evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër