VLEN: Një hap i madh drejt pavarësisë dhe sigurisë energjetike

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Selanik, 5 shtator Zhurnal.mk – Sipas njoftimit të VLEN-it, memorandumi është nënshkruar në Selanik nga drejtori i NOMAGAS-it, Nedim Rama.

Nga VLEN vlerësojnë se anëtarësimi në këtë korridor i hap Maqedonisë së Veriut mundësi të reja për diversifikimin e furnizimit me gaz, uljen e varësisë nga një burim apo rrugë e vetme furnizimi, si dhe forcimin e pozitës së vendit në rrjetin energjetik rajonal.

Në komunikatë theksohet se kriza energjetike e viteve të fundit ka dëshmuar rëndësinë e diversifikimit të burimeve dhe rrugëve të furnizimit me energji. Sipas VLEN-it, hapja e kanaleve të reja të furnizimit është e rëndësishme si për ekonominë, ashtu edhe për sigurinë energjetike të vendit.

VLEN ka përshëndetur gjithashtu punën e drejtorit të NOMAGAS-it, Nedim Rama, dhe ekipit të kompanisë, duke theksuar se marrëveshja është rezultat i një procesi disa-mujor të negociatave dhe koordinimit me partnerët rajonalë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër