Srrasburg, 20 maj, Zhurnal.mk – Po punojmë shumë për pavarësinë e Evropës dhe tregu i vetëm duhet të ndihmojë që kjo të ndodhë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
”Që nga pandemia, kompanitë tona janë përballur me një seri të gjatë ndërprerjesh të zinxhirit të furnizimit. Duhet të vazhdojmë të shfrytëzojmë shkallën e tregut të vetëm për të lidhur marrëveshje të reja tregtare”, shtoi von der Leyen.
“Këtë vit, kemi lidhur marrëveshje me Indinë, Australinë, Mercosurin dhe Zvicrën. Sot, do të nisem për në Meksikë për të finalizuar marrëveshjen tonë globale të modernizuar. Meksika është një furnizues kyç i disa lëndëve të para kritike”, shtoi ajo.
