Von der Leyen nis vizitën në Kosovë, pritet nga Haxhiu

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ditës ajo do të takoj edhe kryeministrin Albin Kurti, ku pas takimit është paralajmruar edhe një konferenc për media.

Von der Leyen po zhvillon aktualisht turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, i cili po zgjat nga data 30 shtator deri më 2 tetor 2026.

Ky turne fokusohet në hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE dhe në zbatimin e Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin.

Ajo dje ka vizituar Shqipërin. Pas Prishtinës, ajo udhëton drejt Malit të Zi, ajo do ta vizitoj pastaj Maqedonin e Veriut si dhe Serbinë, ndërsa Bosnje dhe Hercegovinën nuk do ta vizitoj për shkak të procesit zgjedhor që po zhvillohet atje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër