Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 nëntor, Zhurnal.mk – Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të karakterizohet nga temperatura të ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe vranësira gjatë ditës. Ndërkaq, në orët e mbrëmjes priten reshje shiu në disa pjesë të vendit.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, mot i ngjashëm pritet të mbizotërojë edhe gjatë ditëve në vijim, me temperatura të ulëta në orët e mëngjesit dhe reshje lokale shiu.

artikuj të ndërlidhura