Bishek, 30 gusht Zhurnal.mk – Të dielën pasdite sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping arriti me aeroplan të posaçëm në Bishkek të Kirgizistanit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) të vitit 2026 dhe do të bëjë një vizitë shtetërore në Kirgizistan me ftesë të presidentit këtij vendi Sadyr Nurgozhoevich Japarov.
Presidenti Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan u pritën ngrohtësisht në aeroport nga çifti presidencial Japarov.
Në fjalimin e mbajtur në aeroport, presidenti Xi Jinping u shpreh që midis Kinës dhe Kirgizistanit ka një miqësi tradicionale. Gjatë 34 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet Kinë-Kirgizistan kanë ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm, duke arritur në nivelin e lartë të partneritetit të gjithanshëm strategjik në epokën e re. Vitet e fundit, bashkëpunimi dypalësh ka hyrë në “periudhën e artë” të zhvillimit të shpejtë, ndërsa vëllimi i tregtisë dypalëshe dhe shkëmbimet njerëzore kanë shënuar rekord të ri. Zbatimi i projekteve të mëdha të bashkëpunimit, si hekurudha Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan etj., u ka sjellë të dy popujve përfitime.


“Gjatë vizitës, unë do të shkëmbej thellësisht mendime me presidentin Sadyr Nurgozhoevich Japarov për marrëdhëniet Kinë-Kirgizistan, bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat dhe problemet rajonale e botërore me interes të përbashkët, për të hartuar planin e ri të bashkësisë me të ardhme të përbashkët Kinë-Kirgizistan. Unë mirëpres pjesëmarrjen në Samitin e Bishkekut të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, për të promovuar së bashku me palët e ndryshme zhvillimin e pandërprerë të OBSh-së,” tha Xi Jinping-u.
https://albanian.cgtn.com/2026/08/30/ARTI1788079556892672/
