Sulmuesi brazilian i Chelseat, Joao Pedro dëshiron të transferohet te Barcelona në afatin kalimtar të verës.
Sipas gazetës Diario Sport, Joao Pedro është i vendosur ta detyrojë një largim nga Chelsea në favor të një transferimi në Barcelonë.
Drejtori sportiv i Barçës, Deco, kohët e fundit bëri një tjetër udhëtim në Londër për t’u takuar me shoqëruesit e sulmuesit brazilian dhe për të përshpejtuar një marrëveshje të mundshme.
Pedro, i cili së fundmi u la jashtë skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës, është i gatshëm të largohet nga “Blutë”, pavarësisht emërimit të Xabi Alonsos si trajner i ri.
24-vjeçari, i cili ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë nëntë asistime në një sezon ndryshe të dobët 25/26 për Blutë, është caktuar si lojtari i zgjedhur i Barçës për të pasuar Robert Lewandowskin.
Çmimi i lojtarit vlerësohet të jetë 75 milionë euro, por ka të ngjarë që Chelsea të kërkoj më shumë për të lejuar largimin e tij.
