Ylli i PSG-së e paralajmëron Evropën: Duam Ligën e Kampionëve për herë të tretë, siç bëri Real Madridi

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Fabian Ruiz ka vendosur një objektiv të madh për Paris Saint-Germainin këtë sezon, pasi ylli spanjoll synon që kampionët në fuqi të Evropës ta fitojnë Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi.

Në një intervistë për “The Athletic”, mesfushori i PSG-së ka konfirmuar se skuadra parisiene dëshiron të shkruajë historinë dhe të barazojë një rekord të Real Madridit.

“Shpresojmë që këtë vit të mund të garojmë përsëri për ta fituar Ligën e Kampionëve për herë të tretë”.

“Real Madridi është i vetmi ekip që e ka bërë këtë në epokën e Ligës së Kampionëve.

“Ky është objektivi ynë kryesor këtë vit – të jemi aty, të luftojmë për të bërë diçka historike”, deklaroi ai.

PSG-ja e ka nisur në mënyrë bindëse mbrojtjen e trofeut evropian, duke shkatërruar Slovan Bratislavën me rezultat 6-1 në shtëpi.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique synon kështu të bëhet vetëm skuadra e dytë në epokën e Ligës së Kampionëve që e fiton trofeun tri herë radhazi.

Real Madridi është i vetmi klub që e ka arritur këtë në epokën moderne të garës, duke triumfuar në tri edicione radhazi nga viti 2016 deri në vitin 2018.

Tani PSG-ja dëshiron ta përsërisë këtë arritje dhe ta konsolidojë dominimin e saj në Evropë pas triumfeve të njëpasnjëshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër