Aktorja Kaley Cuoco, 40 vjeçe, ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me të fejuarin, Tom Pelphrey, 43 vjeç.
Ylli i serialit “The Big Bang Theory” ndau lajmin e lumtur në Instagram të mërkurën, duke publikuar fotografi ku shfaq barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.
Në mesin e fotografive ishte edhe një imazh ku ajo pozon së bashku me Pelphrey dhe vajzën e tyre të parë, Matilda, tre vjeçe, para një torte të zbukuruar me spërkatëse shumëngjyrëshe.
“Është një…”, shkroi ajo, ndërsa në foto shihej pjesa e brendshme rozë e tortës, duke lënë të kuptohet se çifti po pret një tjetër vajzë.
“Po e kompletojmë familjen tonë të vogël, një ëndërr e bërë realitet!”, shkroi Cuoco në përshkrimin e postimit. “Ky udhëtim i dytë ka qenë pak më i vështirë në shumë aspekte, por jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë moment!”
Nga ana e tij, Pelphrey shkroi: “Motra e vogël është rrugës! Baba i vajzave përjetë. Dhe po, në foton e fundit princesha jonë e vogël po na tregon gishtin e mesit!”
Çifti u njoh në prill të vitit 2022, pasi u prezantuan nga menaxheri i tyre i përbashkët. Ata e konfirmuan lidhjen romantike një muaj më vonë.
Cuoco dhe Pelphrey u fejuan më 14 gusht 2024.
Aktorja ndau lajmin e fejesës në Instagram Stories, duke publikuar fotografi të unazës së saj me diamant dhe mbishkrimin: “Fundjavë e mrekullueshme”.
