Zajkova: Kufijtë tanë janë si djathi zviceran, ndërsa ligjet plot me vrima

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Monika Zajkova, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Kolegium”, paralajmëroi se kërcënimi më i madh për shoqërinë maqedonase nuk vjen vetëm nga bllokadat e jashtme, por edhe nga lëshimet serioze në legjislacionin e brendshëm dhe mosfunksionimi i institucioneve. Sipas saj, ndërsa funksionarët debatojnë pa ndërprerë nëse Bullgaria e dëshiron ose jo Maqedoninë, sistemi juridik i vendit ka mangësi të mëdha që i bëjnë kufijtë të funksionojnë si “djathë zviceran” për kriminelët, ndërsa rrjetet sociale dhe hapësira mediatike janë të mbushura me propagandë hibride, bote dhe gjuhë urrejtjeje, kryesisht në dëm të kombit maqedonas dhe shtetit.

Ajo theksoi se, ashtu si Bashkimi Evropian mbrohet përmes mekanizmave të sigurisë në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, edhe Maqedonia duhet urgjentisht të ndërtojë mekanizmat e saj juridikë mbrojtës, si në procesin e integrimit evropian, ashtu edhe në përgjithësi. Sipas saj, është e papranueshme që për shkak të ligjeve të dobëta, shteti të bëhet shënjestër e propagandave radikale, klubeve provokuese dhe ndikimeve destabilizuese.

“Po përqendrohemi tepër vetëm te fakti nëse dikush nga jashtë na do apo jo, ndërsa problemi kryesor qëndron në lëshimet tona të brendshme dhe në legjislacionin e dobët. Nuk mund ta fajësojmë Bashkimin Evropian kur kufijtë tanë janë ‘si djathi zviceran’ dhe secili hyn e del kur të dojë! Unë publikisht dhe hapur e zgjas dorën që të ulemi bashkë të gjitha partitë parlamentare dhe t’i mbyllim të gjitha vrimat në të drejtën tonë vendore, përmes të cilave nesër mund të bëhemi objekt i apetitive dhe propagandave të huaja. Duhet të mbrohemi dhe të ndërtojmë ligje që e ruajnë shtetin”, deklaroi kryetarja e LDP-së, Monika Zajkova.

LDP-ja u bën thirrje pushtetit dhe të gjitha subjekteve parlamentare që, pa vonesë, të hapin një proces për forcimin e legjislacionit kombëtar. Sipas partisë, siguria e qytetarëve, kontrolli i kufijve dhe mbrojtja nga propagandat janë çështje që duhet të jenë mbi çdo kalkulim partiak.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër