Zekolli paralajmëron fazën e fundit të projektit të Sheshit “Skënderbeu”, parashikohen rreth 800 vendparkime nëntokësore

Nga D V
1,365 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 korrik, Zhurnal.mk – Realizimi i fazës së tretë dhe të fundit të projektit të Sheshit “Skënderbeu” pritet të nisë së shpejti, njoftoi zëvendëskryeministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Sipas saj, javën e kaluar Qeveria ka miratuar vendim me të cilin janë hequr pengesat administrative që, sipas autoriteteve, kanë bllokuar zbatimin e fazës së tretë të projektit.

Zekolli Shaqiri bëri të ditur se projekti parasheh ndërtimin e rreth 800 vendparkimeve nëntokësore, ndërsa sipërfaqja e sheshit do të organizohet si hapësirë publike për qytetarët.

“Sheshi Skënderbeu nuk do të jetë më shesh i ngarkuar me makina pasi që janë të parapara rreth 800 vendparkime nëntokësore. Do të jetë një shesh urban, i cili do t’u shërbejë qytetarëve për aktivitetet e tyre të përditshme”, deklaroi Zekolli Shaqiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër