Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Zëvëndësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në rrjetin e saj social ka njoftuar se sot ka qenë në Komunën e Bogovinës ku bashkë me kryetarin e kësaj Komune, Feti Abazi, kanë përuaruar lëshimin në përdorim të një rruge që është në interest ë banorëve të zones.
“Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, përuruam rrugën në Prekovec, një projekt i realizuar përmes thirrjes së dytë të Qeverisë.
Rruga ka gjatësi prej 845 metrash dhe gjerësi 5,5 metra, me vlerë prej mbi 12 milionë denarësh.
Përmes dy thirrjeve të Qeverisë, për Komunën e Bogovinës janë siguruar gjithsej 2,3 milionë euro për 12 projekte, 9 nga thirrja e parë dhe 3 nga thirrja e dytë.
Edhe ky projekt është një hap më tej drejt një Bogovine me infrastrukturë më të mirë dhe më shumë mundësi për banorët e saj”, ka shkruar Zekolli.
