Zelensky zotohet për sulme të reja ukrainase në Rusi

Nga D. V.
215 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 28 maj, Zhurnal.mk – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi plane për kundërsulme të tjera të thella brenda territorit të Rusisë, pas bisedimeve me drejtuesit ushtarakë të Ukrainës.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes të publikuar në Kiev, Zelensky tha se sulmet synojnë t’i tregojnë Moskës se ”do të duhet të paguajë për luftën me humbjet e veta”.

Ai theksoi se objektivat kryesore mbeten instalimet e industrisë ruse të naftës, pasi Kievi synon të reduktojë të ardhurat nga eksportet energjetike të Rusisë, të cilat konsiderohen thelbësore për financimin e ekonomisë së luftës së Moskës.

Në javët e fundit, Zelensky ka publikuar vazhdimisht video dhe imazhe në rrjetet sociale që tregojnë sulme ukrainase brenda Rusisë, duke shkaktuar zemërim në Moskë.

Sipas raportimeve, sulmet kanë shkaktuar viktima civile dhe dëme në infrastrukturë joushtarake.

Rusia është kundërpërgjigjur duke kërcënuar me sulme hakmarrëse ndaj atyre që i cilëson si qendra kyçe të vendimmarrjes në Kiev, term që zakonisht i referohet objekteve të komandës ushtarake.

Ukraina po mbrohet prej më shumë se katër vitesh ndaj pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, me mbështetjen e vendeve perëndimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër