Zeqaj: Shqetësuese në dorë të kujt është shteti i Kosovës

Nga Xh M
1,379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 qershor Zhurnal.mk – Florent Zeqaj, në emisionin “Click” në RTV21, ka rikujtuar një deklarate të mëhershme të Albin Kurtit për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka rikujtuar qëndrimin e Kurtit në vitin 2016, kur në emisionin “Argument Plus” në RTV21 kishte thënë se aleanca me SHBA-të është “e cekët dhe e ngushtë” dhe se nuk përfaqëson një aleancë për të ardhmen.

“Besoj që aleanca që ka vendi i ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është aleancë e cekët edhe e ngushtë, është aleancë për të kaluarën, është aleancë për intervenimin e NATO-s që ka ndodhur para 17 vjetësh dhe është aleancë për shpalljen e pavarësisë që ka ndodhur para 8 vjetësh dhe është aleancë për njohjet ndërkombëtare. Nuk është aleancë për të ardhmen”, kishte deklaruar Kurti në RTV21.

Zeqaj tha se është shqetësuese se në dorë të kujt është sot shteti i Kosovës.

“Lind pyetja një kryeministër që sot rri në shtetin e Kosovës, e para se të vinte në pushtet e ka pasur këtë qëndrim për Amerikën, atëherë është shqetësuese në dorë të kujt e kemi shtetin e Kosovës. Po më vjen turp për të, që e dëgjoi një deklaratë të një njeriu që sot është kryeministër i vendit, që abuzon kaq rëndë me shtetin që e ka bërë shtet Kosovën”, tha ai./RTV21/21Media

Zeqaj: PDK do të hynte në koalicion me Kurtin vetëm nëse i jepet posti i kryeministrit

Florent Zeqaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se sipas informacioneve të tij, PDK do të pranonte një koalicion me Albin Kurtin vetëm në rast se arrihej një marrëveshje për ndarjen e posteve, ku njëra palë do të siguronte postin e kryeministrit, ndërsa Kurti do të merrte postin e presidentit.

Ai shtoi se, në të kundërtën, sipas tij vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Unë sa kam informacione PDK-ja hynë në koalicion me Albin Kurtin veç me një kusht, nëse ia jep postin e kryeministrit, e Albini bëhet president. Përndryshe, vendi unë siç e shoh 99.9 përqind shkon në zgjedhje”, tha ai.

Zeqaj ka deklaruar se opozita kishte një mundësi historike në muajin shkurt për të formuar qeverinë.

“Ky popull duhet të di se opozita e ka pasur shancen historike në shkurt të bëj qeverinë”, u shpreh ai./RTV21/21Media

Zeqaj: Lu*ta opozitare dhe mashtrimet e sollën Kurtin në pushtet…

Florent Zeqaj, në emisionin “Click” të RTV21, tha se Albin Kurti ka arritur të vijë në pushtet falë rolit të tij si opozitar i fuqishëm.

“Ka qenë opozitë e fortë Albini. Lufta e tij e fortë si opozitarë, mashtrimet që i ka bërë ka arritur të vie në pushtet Albin Kurtin.

Ai shtoi se që gjashtë vjet Kurti ka përballë një opozitë të dobët, e cila sipas tij vepron më shumë në bazë të veta.

Albin Kurti para vetës që 6 vjet ka një opozitë të nënshtruar, një opozitë që kalkulon puro për interesa të veta edhe e ka luftën brenda llojit të vetë sidomos PDK e LDK”, deklaroi ai./RTV21/21Media

Zeqaj: Lumir Abdixhiku duhet të shkarkohet nga strukturat e LDK-së

Florent Zeqaj në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duhet të largohet nga pozitat drejtuese brenda partisë.

“Lumir Abdixhikun duhet të shkarkohet nga strukturat e LDK-së. Në bazë të asaj që shohim performanca e tij dhe kërkesat e tyre janë që ai siç duket e ka luajtur “tradhti politike brenda LDK-së”, tha ai./RTV21/21Media

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër