Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker

Nga admin
404 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Gjatë takimit u riafirmua përkrahja e vazhdueshme e Republikës së Sllovenisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian. Ambasadori Presker shprehu gatishmërinë e plotë të Ambasadës dhe të shtetit slloven për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes përmes projekteve konkrete.
Ministri Sali informoi për dinamikën e reformave dhe theksoi vendosmërinë e Qeverisë për avancimin e agjendës eurointegruese, duke falënderuar Republikën e Sllovenisë për ndihmën e deritanishme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër