14
Shkup, 30 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, përgjegjës për çështjet e jashtme dhe evropiane, Filip Ivanoviq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë vizitës, Ivanoviq do të zhvillojë takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit.
Është paraparë edhe një takim dypalësh me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski.
