Zëvendësministri Astrit Iseni pjesëmarrës në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork

Nga I.A
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shtator, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ishte i ftuar nderi në gala mbrëmjen e organizuar nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) në Nju-Jork, ku u mblodhën përfaqësues të lartë institucionalë, veprimtarë dhe pjesëtarë të shquar të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtij aktiviteti, zëvendësministri Iseni zhvilloi një sërë takimesh dhe bashkëbisedimesh me drejtuesit e AARC-së, zyrtarë të lartë shtetërorë nga Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera shqipfolëse, si dhe me biznese e veprimtarë të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Ai theksoi se fokus i bisedave ishte fuqizimi i bashkëpunimit me diasporën, roli i saj i padiskutueshëm, si dhe thellimi i marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Iseni theksoi se pjesëmarrja në këtë ngjarje rikonfirmon përkushtimin institucional për të mbajtur një dialog të hapur e të vazhdueshëm me bashkëatdhetarët në SHBA, si dhe për të mbështetur nismat që forcojnë lidhjet kulturore, ekonomike dhe politike me faktorin shqiptaro-amerikan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër