Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar Kosovën për zgjedhjen e Presidentes së re, Justina Shiroka-Pulës.
Përmes një reagimi, Taravari e ka cilësuar zgjedhjen e Presidentes së re si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit institucional të Kosovës.
“Urime Kosovës që sot zgjohet me Presidente duke hedhur kështu një hap shumë të rëndësishëm drejt stabilitetit!”, ka shkruar Taravari.
Ai ka uruar edhe akademiken Justina Shiroka-Pulën për detyrën e re shtetërore.
“Urime akademikes Justina Shiroka Pula, që prej sot jam i lumtur ta quaj Zonja Presidente!”, ka shkruar Taravari.
