13 million Euro nga BE për MEPSO dhe konviktet e studentëve në Maqedoni të Veriut

nga Redaksia

Bruksel, 02 Shkurt 2026, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian javën e kaluar ka ndarë gjithsejtë 13 milion euro për dy projekte në Maqedoni të Veriut, në kuadër të 171 millionëve për krejt vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas listës së projekteve të shpalosura nga Komisioni Evropian, 2,5 million euro janë ndarë për MEPSO (Operatori i sistemit elektrotransmetues), ndërsa 10,5 million euro për konviktet e studentëve, shkruan Zhurnal.

“Ky investim do të përmirësojë rrjetin energjetik të Maqedonisë së Veriut, duke rritur sigurinë dhe integrimin e burimeve të rinovueshme, dhe duke mbështetur ndërlidhjen me tregjet fqinje,“ thuhet në sqarimin e projekteve nga ana e Komisionit Evropian për 2,5 milionët e ndarë për MEPSO.

Ndërsa 10,5 milion janë ndarë për rehabilitimet e nevojshme të gjashtë konvikteve për studentët.

“Ky projekt do të modernizojë gjashtë konvikte studentore në Maqedoninë e Veriut përmes efikasitetit të thellë të energjisë dhe rinovimeve strukturore, duke i shndërruar ndërtesat e pasigurta në hapësira të shëndetshme, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse,“ thotë shkurt Komisioni Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More