Arrestohet 27-vjeçari në Gostivar, i gjenden marihuanë dhe thikë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Policia në Gostivar ka arrestuar një 27-vjeçar pasi gjatë kontrollit personal i janë gjetur marihuanë dhe një thikë.

Sipas SPB Tetovë, më 18 nëntor rreth orës 19:30, në rrugën “101” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me inicialet J.H. (27).

Ai është mbajtur në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër