Ndalohet një 28-vjeçar nga Shkupi, i ka vënë flakën automjetit të nënës së tij

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (19.11.2026), në orën 06:30, në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria A.F. (28) nga Shkupi.

“Ai dyshohet se rreth orës 05:50, në zonën e Çairit, i ka vënë flakën një automjeti udhëtarësh “Opel Corsa”, me targa të Shkupit, në pronësi të nënës së tij, si dhe e ka kërcënuar se do t’i vërë flakën edhe banesës në të cilën jetojnë”.

“Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër