Nuk ishte ndaluar në sinjalizimin e policisë, pas kontrollit konstatohet se kishte vozitur pa patentë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Më 18.11.2026 në Stacionin Policor Tearcë, është privuar nga liria personi M.I. (40) nga fshati Përshevcë, rajoni i Tetovës. Ai ishte thirrur në orën 11:45 në stacionin policor për shkak të një kundërvajtjeje të kryer më parë, përkatësisht sepse nuk kishte ndaluar me automjetin e udhëtarëve në shenjën e dhënë për ndalim nga zyrtarët policorë. Gjatë bisedës zyrtare u konstatua se automjetin e udhëtarëve Folksvagen Bora me targa të Tetovës e kishte drejtuar pa dhënë provimin e shoferit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër