22-vjeçarja thyen rekordin duke përqafuar një pemë për 72 orë

Nga L. M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një aktiviste mjedisore ka thyer rekordin botëror duke hyrë në librin e famshëm “Guinness”, pasi ka përqafuar për 72 orë një pemë.

Truphena Muthoni, 22-vjeçare, e ka fituar titullin për “maratonën më të gjatë të të përqafuarit një pemë” duke thyer rekordin e mëhershëm i cili ishte 50 orë, dy minuta dhe 28 sekonda i mbajtur nga Frederick Boakye nga Ghana, shkruan Upi.

Muthoni më herët e kishte mbajtur rekordin për përqafimin e një drurit për 48 orë në shkurt të vitit 2025.

“Përpjekja e parë ishte deklaratë, mënyrë për të riprezantuar njerëzimin në Tokë përmes një akti të thjeshtë. Përpjekja e dytë ishte angazhim, qëndrueshmëri dhe provë se kujdesi për planetin nuk është i çastit. Të bëja dy herë ishte mënyra ime për të thënë se veprimi për klimën nuk ishte një ngjarje e njëhershme, por përgjegjësi e qëndrueshme”, ka thënë ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër