Shkup, 11 gusht Zhurnal.mk – BDI njofton se me një event nën patronazhin e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti do të rikujtojnë Marrëveshjen e Ohrit. Do të shfaqet dokumentar si dhe diskutim me pjesëmarrjen e personaliteteve, protagonistëve dhe dëshmitarëve të drejtpërdrejtë të ngjarjeve të vitit 2001.
“Marrëveshja e Ohrit do të trajtohet jo vetëm si ngjarje historike, por si një mësim për të kuptuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen, duke u analizuar edhe pse ajo ishte zgjidhja më e mirë paqësore për përfundimin e luftës së vitit 2001. 25 vjet pas 13 Gushtit, kujtojmë historinë, analizojmë të tashmen dhe nxjerrim mësime për të ardhmen”, – thonë nga BDI.
https://www.facebook.com/share/p/17oqX77XH3/
