70-vjeçarët që nuk e braktisin tokën. Çifti Ranzi, nga vreshta te vera, gjithçka me duart e tyre

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 shtator Zhurnal.mk – Fermerët të cilët merren me vreshtarinë me ardhjen e muajit shtator nisin një proces të rëndësishëm atë të vjeljes. Edhe çifti Ranzi ka nisur gjatë këtyre ditëve procesin e vjeljes së rrushit.

“Vitet e tjera janë vjelur më vonë se ka qenë natyra më e mirë. E ka ranë nganjëherë shi, ndërsa këtë vit është thatësirë e madhe’, tha fermeri.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë sezon çifti kanë vendosur të mbledhin vetë rrushin në rreth 3 dynym vresht, pasi mungesa e fuqisë punëtore e ka bërë të pamundur gjetjen e njerëzve për punë sezonale.

“Nuk gjejmë fuqi punëtore dhe po e bëj vetë sa të mundem”, tha ai.

Teksa vijon punën mes rreshtave të vreshtës, 70-vjeçari nga Vau i Dejës ka edhe një mesazh për të gjithë fermerët dhe pronarët e tokave bujqësore. Ai apelon që toka të mos lihet djerr, pasi sipas tij, çdo copë tokë e punuar është një mundësi më shumë për të prodhuar dhe për të mbajtur gjallë traditën e bujqësisë.

“Është gjynah me e lë në djerrë”, tha ai.

Përkushtimi i tij nuk përfundon me vjeljen. Tonini kujdeset vetë për të gjithë procesin, që nga mirëmbajtja e vreshtës, vjelja e rrushit, e deri te prodhimi tradicional i verës dhe rakisë, duke ruajtur një traditë të trashëguar ndër breza.

Historia e Toninit dhe Marijës është dëshmi se dashuria për tokën dhe puna nuk njohin moshë. Edhe në të 70-at, ata vazhdojnë të punojnë krah për krah, duke mbajtur gjallë traditën dhe duke dhënë një shembull frymëzues për brezat e rinj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër