Shkup, 30 korrik – Dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua një nga ligjet më të rëndësishme të viteve të fundit për komunitetin e besimit mysliman që shumica dërrmuese janë shqiptarë, por edhe për trashëgiminë arsimore e fetare të vendit ligji që rregullon statusin e Medresesë Isa Beu. Ky institucion, me një histori të gjatë dhe të respektuar, ka qenë për dekada në një status të paqartë dhe shpesh të margjinalizuar në raport me institucionet e tjera arsimore. Me miratimin e këtij ligji, më në fund u vendos drejtësi ndaj një institucioni që ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol thelbësor në edukimin, kulturën dhe identitetin fetar të mijëra qytetarëve në vend, shkruan Zhurnal.
Një hap i rëndësishëm drejt barazisë institucionale dhe bashkëpunimit politik shqiptar –
Për këtë rezultat të rëndësishëm, një rol thelbësor ka pasur grupi parlamentar shqiptar që është pjesë e shumicës qeveritare VLEN, i cili e shtyu përpara këtë iniciativë si pjesë e zotimeve për rregullimin e çështjeve të trashëguara që për shumë vite nuk kanë gjetur zgjidhje. Por ajo që e bëri këtë moment vërtet të veçantë ishte mbështetja që ligji e gjeti edhe nga opozita shqiptare, konkretisht nga përfaqësuesit e Frontit Evropian, të cilët zgjodhën të lënë mënjanë interesat e ngushta politike për të mbështetur një ligj që i shërben komunitetit në tërësi.
Ky akt është më shumë se një kompromis politik është një shenjë e qartë e pjekurisë politike shqiptare, një shembull se si çështjet me interes të përgjithshëm mund të trajtohen me maturi, përgjegjësi dhe unitet. Dhe, ky në fakt mund të jetë edhe mesazhi edhe kundrejt pushtetit që hartoni Ligje që janë në dobi të shoqërisë nuk do të mungojë mbështetja dhe konstruktiviteti i opozitës.
Çfarë përmban Ligji që u votua dje në Kuvend?
Ligji i miratuar dje trajton drejtpërdrejt statusin juridik dhe institucional të Medresesë Isa Beu, duke e përfshirë atë brenda kuadrit ligjor që u garanton shkollave fetare kushte të barabarta me institucionet tjera arsimore. Në mënyrë të veçantë, në Ligj është prezicuar:
Me pak fjalë, ky ligj jo vetëm që zgjidh një padrejtësi historike, por edhe vendos standarde për rregullimin e institucioneve të ngjashme në të ardhmen. Por, këtu nxirret edhe mesazh politik përtej ligjit që ka të bëjë me reflektimin dhe maturin politike e kolektive.
Mbështetja e opozitës shqiptare për këtë ligj është mesazhi më i fuqishëm që doli nga seanca e djeshme. Ajo tregon se, pavarësisht dallimeve politike dhe garës së natyrshme mes subjekteve, kur është fjala për të drejtat e trashëguara dhe për çështjet e rëndësishme institucionale që prekin identitetin dhe interesin kolektiv të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, uniteti është jo vetëm i mundshëm, por edhe i domosdoshëm.
Pjekuria politike që dëshmoi Fronti Evropian përmes këtij votimi është një sinjal i rëndësishëm se klima politike shqiptare mund të hyjë në një fazë të re atë të konkurrencës për ide dhe projekte, jo për sabotim të ndërsjellë apo për mohim të meritave.
Ndërkohë, për VLEN-in, ky është një moment që konsolidon besueshmërinë si faktor qeverisës me agjendë konkrete dhe të orientuar drejt rezultateve. Për një kohë të gjatë, shqiptarët janë ankuar për mungesë të rezultateve konkrete nga përfaqësuesit e tyre. Me këtë ligj, qeverisja aktuale nëpërmjet VLEN-it e kthen një premtim në realitet të prekshëm. /Zhurnal.mk
