Studentët që humbën afatin, prej nesër mund të aplikojnë për shujta studentore

nga Xh M

Shkup, 12 nëntor – Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut prej 13 nëntorit e deri 16 nëntorit do të pranojë aplikime për shujta studentore.

“Të gjithë studentët që kanë humbur afatin e aplikimit për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë, i cili zgjati nga 1 deri më 5 nëntor, njoftohen me anë të kësaj thirrje se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron afat shtesë për aplikim nga 13 deri më 16 nëntor të vitit 2025”, sqaroi Ministria.

Studentët do të mund të aplikojnë në formë elektronike KËTU, ndërsa ndihmë do të mund të kërkojnë në adresën subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.

“Të gjithë studentët që kanë realizuar të drejtën për subvencionimin e racionit studentor do të fillojnë të marrin ndihmën financiare në muajin e ardhshëm pas përfundimit të muajit në të cilin kanë aplikuar për të drejtën për subvencionimin e racionit studentor”, sqaroi Ministria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More