Valbon Limani viziton Universitetin Ndërkombëtar “Vision” për të përkrahur arsimin dhe dijen në Gostivar

nga D. V.

Shkup, 29 dhjetor – Ditët e fundit të këtij viti e gjetën kandidatin e AKI-së për kryetar komune të Gostivarit, Valbon Limani, më afër një vatre të dijes, Universitetit Ndërkombëtar “Vision”.

Së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, dhe grupin e këshilltarëve të AKI-së, Limani vizitoi këtë institucion të rëndësishëm arsimor.

Gjatë vizitës, ai falënderoi rektorin Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, rektorin themelues Prof. Dr. Fadil Hoxha, kryetarin e fondacionit “Shar Vardar”, z. Mefail Rexhep, dekanin Prof. Dr. Adnan Vranko, si dhe gjithë profesorët dhe akademikët për pritjen e ngrohtë.

“Shpreh krenarinë që në qytetin tonë kemi një tempull dijeje si Universiteti ‘Vision’. Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe të ardhmes së Gostivarit,” deklaroi Limani në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More