Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës në takim me Komitetin ushtarak të NATO-s

Nga B.M
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 janar – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë Veriore, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, nesër dhe pasnesër do të merr pjesë në takimin e rregullt të Komitetit ushtarak të NATO-s në format të shefave të shtatmadhorive të vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët.

Siç thuhet në kumtesën e Shtatmadhorisë së Armatës, në takimin, me të cilin do të kryesojë kryetari i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Xhuzepe Kavo Dragone, do të marrin pjesë shefat e shtatmadhorive të 32-të vendeve anëtare të NATO-s, komandanti i Komandës aleate supreme për Evropë (SACEUR), gjenerali Aleksis G. Grinkeviç dhe komandanti i Komandës aleate supreme për transformim (SACT), admirali Pjer Vandie. Shefat e shtatmadhorive të vendeve aleate do të takohen edhe me përfaqësues të partnerëve indo-paqesorë të NATO-s, Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Në kuadër të sesionit të parë, shtohet në kumtesë, gjenerali Grinkeviç do t’i informojë shefat e shtatmadhorive për gatishmërinë e NATO-s në përforcimin e përgjigjes kolektive dhe mbrojtjen e aleancës në kushte të sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Në sesionin e dytë, komandanti i Komandës aleate supreme për transformim do të vendos theksin në mundësinë si NATO-ja ta përshpejtojë procesin e dërgesës së kapaciteteve adekuate përmes përkrahjes së vendeve-anëtare në miratimin dhe implementimin e inovacioneve në vëllim adekuat dhe me dinamikë adekuate.

Në format të Këshillit NATO – Ukrainë, shefat e shtatmadhorive do të diskutojnë për gjendjen e sigurisë në Ukrainë dhe për përkrahjen e vazhdueshme të NATO-s ndaj këtij vendi, duke përfshirë edhe për ndihmën e NATO në sferën e sigurisë dhe stërvitjen për Ukrainën (NATO Security Assistance and Training for Ukraine – NSATU) dhe Qendrën e përbashkët për analizë, stërvitje dhe edukim (Joint Analysis, Training and Education Centre).  

Gjenerali Lafçiski, siç njoftojnë nga Shtatmadhoria, me këtë rast do të realizojë edhe takim bilateral me shefin e Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Hungarisë, gjeneralin Gabor Berendi, ndërsa do të realizojë takim edhe me pjesëtarët e Armatës të sistemuar në Përfaqësimin ushtarak kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO – shtabi në Bruksel.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër