Qoku: Projekti “Safe City” mbron qytetarët, Ali Ahmeti nuk e ka në kontroll grupin parlamentar

Nga B.M
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, pas votimit të Ligjit për kundërvajtje në Kuvend, tha se me këto ndryshime nga 1 shkurti do të nis zbatimi i projektit “Safe City”.

Qoku tha se ky projekt mbron qytetarët dhe se për VLEN-in jeta e njerëzve nuk ka çmim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ligji për kundërvajtje, u miratua sot në Kuvend me dy të tretat e votave, që do të thotë se nga 1 shkurti projekti Safe City do të fillojë të zbatohet. Ky projekt mbron qytetarët. Për VLEN jeta e njerëzve nuk ka çmim dhe nuk mund të bëhet matematike për pazare politike”.

“Megjithatë, nuk mund të mos theksojmë tradhtinë e BDI-së. Ata premtuan se do ta mbështesin këtë ligj, ndërsa sot dolën kundër. Ky qëndrim i tyre tregon se Ali Ahmeti nuk ka në kontroll grupin e vet parlamentar dhe se vendimmarrja e tyre nuk ka lidhje me interesin publik. BDI tentoi ta kushtëzojë këtë vendim me Badenter dhe nuk i ecën këto pazare”, tha Qoku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër