Hoxhaj në Kongresin e Vjenës: Evropa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor

Nga B.M
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vjenë, 27 janar – Në Kongresin e Vjenës, në Konferencën e mbajtur të përvjetshme, një ndër folësit kryesor ishte edhe Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Enver Hoxhaj, duke qenë edhe anëtar i Bordit të Kongresit të Vjenës, theksoi nevojën urgjente për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Një Evropë nuk mund të ketë të ardhme të plotë pa integruar vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha Hoxhaj gjatë fjalimit të tij.

Ai shtoi se “për 20 vitet e fundit, qasja byrokratike e BE-së ku reformat, standardet dhe kushtëzimet nuk kanë prodhuar pritjet e duhura ka lënë rajonin në një situatë të vështirë, ekonomikisht i integruar, politikisht i përjashtuar dhe në rrafshin e sigurisë i varur nga BE dhe NATO.”

Hoxhaj theksoi se është koha që BE të bëjë hapa konkretë drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.

“Ky është interes i BE-së dhe interes i vendeve tona,” tha ai.

Kongresi i Vjenës këtë vit ka mbledhur politikanë, shkencëtarë dhe laureatë të Çmimit Nobel nga Europa dhe më gjerë, duke u bërë një platformë e rëndësishme për diskutime mbi të ardhmen e kontinentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër