Prishtinë, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë dy aktivitete të rëndësishme në ndërtesën e Qeverisë.
Në orën 10:00, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin mendor, e organizuar nga Zyra e Kryeministrit në partneritet me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).
Ndërkaq, në orën 17:45, Kurti do të presë në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel, i cili do t’i dorëzojë Raportin për Vendin 2026 të Komisionit Evropian.
Pas përfundimit të takimit, në orën 18:15, kryeministri Kurti dhe ambasadori Schuebel do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të adresojnë çështjet e diskutuara dhe raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.
