Shkup, 28 janar – Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në aksin rrugor Kumanovë – Kriva Pallankë, deri në 100 metra në akset rrugore Dellçevë – Makedonska Kamenicë dhe Katllanovë – Veles dhe nga 100 deri në 150 metra në akset rrugore Gradsko – Negotinë dhe Negotinë – Demir Kapi, informon LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.
Për shkak të prostës janë bllokuar disa vendkalime kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
