Burgje të mbipopulluara, kërkohet amnesti

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 tetor Zhurnal.mk – Burgjet në Maqedoninë e Veriut po përballen me problemin e mbipopullimit, për shkak të të cilit është rikthyer në diskutim çështja e zbatimit më të gjerë të masave alternative dhe mundësia e amnistisë për kategori të caktuara të personave të dënuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga “360 Stepeni”, në burgun e Idrizovës janë të vendosur 1.296 të dënuar, ndonëse kapaciteti i institucionit është 1.187 vende. Në burgun e Shtipit ndodhen 211 persona të dënuar, ndërsa kapaciteti është 139 vende. Në burgun e Prilepit janë të vendosur 134 persona, megjithëse janë paraparë vetëm 108 vende.

Drejtori i burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, thekson se rritja e numrit të të burgosurve shton edhe shpenzimet për akomodim, ushqim, ujë dhe energji elektrike. Ai paralajmëron se do t’u dorëzojë institucioneve kompetente analiza mbi efektet e mundshme të një amnistie.

“Do të ishte mirë që të jepej sërish një lloj amnistie për disa vepra të caktuara penale, në mënyrë që të zvogëlohej numri i të burgosurve. Megjithatë, kjo mbetet çështje e politikanëve”, deklaroi ai për “360 Stepeni”.

Si një nga zgjidhjet e mundshme afatgjata përmendet zbatimi më i gjerë i sanksioneve alternative, ndër të cilat edhe probacioni – një masë që u mundëson personave të dënuar të qëndrojnë të lirë, nën mbikëqyrje dhe duke përmbushur detyrimet e përcaktuara nga institucionet kompetente.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër