Zëvendësministri Hoxha takon kryetarin e Haraçinës, në fokus bujqësia lokale

Nga B.M
656 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shkurt – Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, zhvilloi një takim pune në Komunën e Haraçinës, ku u prit nga kryetari i komunës Daut Beqiri, kryetarja e Këshillit Komunal Rita Sinani Halimi dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, theksohet në komunikatën e Vlenit të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit u fokusuan në nevojat e fermerëve të zonës dhe në mënyrat për të afruar më shumë institucionet pranë bujqve, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë lokale.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe mundësia për hapjen e një zyre rajonale të Bujqësisë në këtë komunë, si një kërkesë konkrete që do të lehtësonte komunikimin dhe ofrimin e shërbimeve për fermerët. Sipas palëve, kjo çështje kërkon koordinim institucional dhe angazhim të përbashkët.

Zëvendësministri Hoxha vlerësoi gjithashtu angazhimin e kryetarit të Komunës së Haraçinës në fillim të mandatit të tij, duke theksuar se energjia dhe vizioni për zhvillimin e komunës krijojnë bazë të mirë për bashkëpunim në të ardhmen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër