MD: Qeveria e konfirmoi Propozim-Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë

Nga B.M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shkurt – Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë e ka konfirmuar Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë. Ky ligj, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, paraqet hap të rëndësish[m ndaj përforcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të prokurorëve publikë.

Ndryshimet kyçe në propozim-ligjin, siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë janë:

– procedura në mënyrë të hollësishme e rregulluar për shkarkimin e kryetarit dhe zëvendës-kryetarit të Këshillit, e cila ngritet në bazë të kërkesës së elaboruar nga të paktën katër anëtarë të Këshillit;     

– roli i përforcuar i Këshillit në procedurën për zgjedhje dhe shkarkim të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe mundësinë për parashtrimin e iniciativës për shkarkim deri te Kuvendi; 

– transparenca e përforcuar e punës së Këshillit, përmes opinionit në procedurë të shkallës së dytë disiplinore, me përjashtime qartë të konfirmuara për mbrojtje të të dhënave personale, autoritetin e palëve dhe interesat e tjera legjitime;

– vendosjen e kritereve të sakta dhe të qarta për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit, me të cilat garantohet profesionalizmi, përvoja dhe integriteti, me shembull te Ligji i ri për Këshill gjyqësor;

– dhe procedura në mënyrë të hollësishme e rregulluar për shkarkimin e anëtarit të Këshillit, me afate të sakta dhe kritere të qarta.

Ky propozim-ligj, së bashku me Propozim-ligjin për prokurorinë publike, kanë marrë mendim të përbashkët pozitiv në Komisionin e Venecias, qëndron në kumtesë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër