Nënkryetari i Kuvendit, Milloshoski në takim me ambasadorin hungarez

Nga B.M
479 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shkurt – Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski realizoi takim pune me ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klajn, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Misionit, Atila Fodor.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, në bisedë u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe të vendit tonë me Hungarinë, të bazuara në besimin, respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin ekonomik dhe politik midis vendeve, si dhe në zbatimin e projekteve të përbashkëta.

Ambasadori Klajn e theksoi mbështetjen e Hungarisë për integrimin tonë në BE, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të Rajonit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër