Toshkovski, prezantoi 40 ton marihuanë të sekuestruar dhe njoftoi se aksioni do të vazhdojë

Nga B.M
503 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shkurt – Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, në prani të Kryeministrit Mickoski, prezantoi 40 ton marihuanë të sekuestruar dhe njoftoi se aksioni do të vazhdojë së bashku me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

“Kjo është marihuanë për të cilën Komisioni në Ministrinë e Shëndetësisë ka përcaktuar se është prodhuar, ruajtur, mbajtur etj., jashtë atyre protokolleve të përcaktuara. Pra, është trajtuar në mënyrë të paligjshme nga kompanitë nga të cilat është sekuestruar. Ne e kemi ruajtur përkohësisht në Ministrinë e Brendshme për ta përdorur atë brenda kornizës së procedurës hetimore”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm. /Alsat.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër